Bota

Dy Koretë, takim ushtarak në 14 qershor për të zbutur tensionet

Dy Koretë, ranë dakord që të mbajnë një takim në nivel ushtarak në 14 qershor në Panmunxhom, në kuadër të përpjekjeve për zbutur tensionet e krijuara në Gadishull. Po ashtu palët u dakordësuan që më 22 qershor të mbajnë një takim në nivelin e Kryqit të Kuq për të biseduar dokumentet e bashkimeve, mes familjeve të ndara nga Lufta e Koreve në vitet 1950-53.