Bota

Dy viktima në Francë nga stuhia ‘Nils’, 450 mijë banorë ende pa energji elektrike!

Stuhia Nils ka lënë pas dy viktima në Francë, ndërsa rreth 450 mijë persona vijojnë të jenë pa energji elektrike.

Zëdhënësja e qeverisë franceze, Maud Bregeon, bëri të ditur se një person humbi jetën të enjten në departamentin Landes, ndërsa viktima e dytë u regjistrua në orët e fundit në Tarn-et-Garonne.

Shërbimi meteorologjik Meteo-France e përshkroi stuhinë si me “forcë të pazakontë”, ndërsa zona të rëndësishme në jugperëndim të vendit mbeten në alarm të kuq për përmbytje.

Operatori i rrjetit elektrik Enedis njoftoi se në kulmin e saj stuhia la pa energji deri në 900 mijë abonentë. Ekipet e emergjencës kanë angazhuar 2,100 teknikë për rikthimin e furnizimit me energji.

Alarmi i kuq për përmbytje në departamentet Gironde dhe Lot-et-Garonne do të mbetet në fuqi deri të shtunën.

LEXO EDHE: “Nuk dua t’ju humbas”, Friedrich Merz i shqetësuar për procesin e zgjerimit: Duhet një plan i ri për afrimin me BE-në

Ndërkohë, edhe në Spanjë u shpall alarm i kuq në rajonet veriore Galicia, Cantabria dhe Basque Country për shkak të stuhisë Nils, e cila është e teta që godet vendin këtë vit. Sipas Meteo-France, stuhia tashmë është zhvendosur drejt lindjes së Evropës.

LEXO EDHE: Ish-kryeministri i Norvegjisë akuzohet për korrupsion të rëndë, hetimi zbardh lidhjet e dyshuara me Jeffrey Epstein