Aktualitet

Dyshime për arrest kardiak, humb jetën i moshuari në plazhin e Velipojës!

Një 81-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Gjon Rroku, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30, në plazhin e Velipojës. Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se dyshohet se i moshuari humbi jetën pas një arresti kardiak.

Po ashtu, raportohet se 81-vjeçari ishte banues në fshatin Gur i Zi. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në plazhin e Velipojës, shtetasi Gj. Rr., 81 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, sapo ka hyrë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.