Bota

Një vajzë 5-vjeçare pësoi arrest kardiak në rrugë: shërbimet e urgjencës të pasuksesshme!

Tragjedi në Crispiano, në provincën e Tarantos në Itali, ku një 5-vjeçare vdiq nga arresti kardiak. Ngjarja tragjike ndodhi në rrugë teksa sipas raportimeve, vajza e vogël po ecte me nënën e saj kur u ndje keq dhe ndaloi.

Shërbimet e urgjencës mjekësore reaguan menjëherë dhe u përpoqën pa sukses për 55 minuta. Edhe drejtori i Shërbimit të Urgjencës së Tarantos, Mario Balzanelli, gjithashtu shkoi në vendngjarje:

Jam i shkatërruar. Ishte një arrest kardiak fatal, një tragjedi. Një ngjarje katastrofike. Ajo ishte një vajzë e vogël e bukur, me gjithë jetën përpara.

Mësohet se 5 vjeçarja kishte qenë e sëmurë prej disa ditësh. Fillimisht qe ankuar për dhimbje koke dhe humbje të oreksit, çka kishte shkaktuar shqetësim te prindërit e saj.

Meningjiti u përjashtua mes shkaqeve edhe pse u dyshua në fillim. Informacione të mëtejshme do të vijnë nga rezultatet e autopsisë, që u urdhërua të kryhet.