Aktualitet Zgjedhjet 2025

Dyshime për manipulime të votave brenda listave të partive, kandidatët e PS-PD kërkesë KQZ: Duam videot e numërimit!

Pesë kandidatë i janë drejtuar me një kërkesë të njëjtë KQZ-së.

Ata janë socialistja Blerina Gjylameti, Ilir Alimehmeti, Xhemal Qefalia, Shkëlqim Shehu dhe Frrok Gjin.

“Më vini dispozicion pamjet filmike të numërimit në qarkun Tiranë”, kanë kërkuar ata.

Më herët, PD, përmes Sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Ivi Kaso i kërkon KQZ-së një audit me ekspertë të pavarur lidhur me procesin e votimit të diasporës, duke filluar nga regjistrimi i zgjedhësve, fleta e votimit  deri në administrimin e fletës së mbërritur dhe në daljen e rezultatit për çdo qark.

PD kërkon gjithashtu që të mos nxirret asnjë rezultat deri në kryerjen e auditit.

 “Ne sot i kërkojmë zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryerjen e një auditi të plotë, me ekspertë të pavarur, për të gjitha hapat e këtij procesi të korruptuar në palcë, duke filluar nga regjistrimi i zgjedhësve, nga prodhimi i fletës së votimit nga jashtë e të çdo hapi tjetër deri në administrimin e fletës së mbërritur dhe në daljen e rezultatit për çdo qark. Gjithashtu i kërkojmë KQZ, mosnxjerrjen e asnjë rezultati dhe mosmiratimin përfundimtar të asnjë tabele për diasporën derisa auditi i pavarur të dorëzojë konkluzionet e tij mbi procesin dhe të bëjë transparencë të plotë mbi votën e shqiptarëve.”, tha Kaso.