Bota

E dashura e Bill Gates u instruktua nga agjentja “00SEX”? Lidhja e Mila Antonovës me agjenten famëkeqe ruse…

Miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar se ka pasur afera me dy gra ruse. Njëra prej tyre ishte Mila Antonova. Gates e takoi atë në vitin 2009 në një aktivitet.

Megjithatë e gjitha mund të ketë qenë edhe një agjendë e fshehur. Kjo pasi Antonova është regjistruar në një takim me spiunen famëkeqe ruse, Anna Chapman, e njohur edhe si agjentja “00Sex”.

Kjo agjente kishte spiunuar shoqërinë e lartë të Nju Jorkut për SVR-në e Rusisë si pjesë e një rrjeti prej dhjetë agjentësh deri në vitin 2010. Tre vjet më parë, Daily Mail publikoi një foto të Chapman dhe Antonova në Nju Jork. Kjo ngre pyetjen – a mund ta ketë tërhequr Gates vëmendjen e rrjetit rus të spiunazhit? Në dosjet e çështjes “Epstein”, ka mijëra raste ku përmenden Rusia dhe Putin.

Epstein mburrej me aksesin e tij në Kremlin dhe dyshohet se përmendi takime të planifikuara me Putinin, përfshirë një në shtator 2011. Nëse këto takime ndodhën vërtet mbetet e paqartë.

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar se ka pasur dy lidhje jashtëmartesore me gra ruse gjatë martesës me ish-bashkëshorten e tij tashmë, Melinda French Gates, si dhe ka kërkuar falje për kontaktet e tij me financierin e dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein.

Deklaratat u bënë gjatë një takimi të brendshëm me stafin e fondacionit të tij, raportoi The Wall Street Journal.

Gates, 70 vjeç, konfirmoi se kishte udhëtuar me avion privat me Epstein dhe se kishte kaluar kohë me të në SHBA dhe jashtë vendit, por mohoi çdo përfshirje në aktivitete të paligjshme.

 “Nuk bëra asgjë të paligjshme. Nuk pashë asgjë të paligjshme. Për të qenë i qartë, nuk kam kaluar kurrë kohë me ‘viktimat’ apo gratë rreth tij,” mësohet të ketë thënë ai.

Ai shtoi se kishte pasur dy lidhje jashtëmartesore, më konkretisht me Mila Antonova, dhe një fizikante, të cilën e kishte njohur përmes aktiviteteve profesionale.

Sipas dokumenteve, Epstein kishte kërcënuar më herët Gates në lidhje me marrëdhënien me Antonova. Në një email të vitit 2013 drejtuar këshilltarit të tij shkencor, Boris Nikolic, Epstein pretendonte se Gates rrezikonte reputacionin e tij publik për shkak të lidhjeve jashtëmartesore.