Aktualitet

E diel e përgjakshme në rrugë/ Dy aksidente me këmbësorë brenda pak orësh në aksin Elbasan–Qafë Thanë!

E diela përgjaku rrugët në Qarkun e Elbasanit  duke shënuar ku brenda pak orësh dy aksidente të rënda me pasojë vdekjen dhe plagosjen e këmbësorëve.

Në orët e pasdites në aksin rrugor Qafë Thanë–Elbasan një 31 vjeçar përplasi për vdekje një grua 64 vjeçe e cila kalonte rrugën si këmbësore. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit 31 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Me gjithë ndihmës së dhënë, 64-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes së fortë.

Vetëm pak orë më pas një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pranë qytetit të Elbasanit. Një motor ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Për shkak të gjendjes së rëndë i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar.

​Drejtuesi i motorit ka mbetur gjithashtu i dëmtuar dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Elbasanit.

LEXO EDHE: Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/ Pasi u futën në teatrin “Petro Marko”, qytetarët bllokojnë rrugën! (VIDEO)

E diela e rëndë e 28 dhjetorit nuk do të mbaronte këtu. Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, dy mjete janë përfshirë në një përplasje të fortë me njëra-tjetrën. Fatmirësisht, nga ky aksident raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar në njerëz.

​Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtyre ngjarjeve, ndërsa bëjnë apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, sidomos gjatë lëvizjes në akset nacionale në këto ditë të rënduara trafiku.

LEXO EDHE: Amnistia penale, ministri i Drejtësisë: Ja kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu!