Një tjetër akuzë tronditëse ka dalë së fundmi ndaj reperit Diddy. Këtë herë, një stiliste, Brianna Bana Bongolan, po padit producentin për sulm seksual, abuzim emocional dhe ndalim të paligjshëm, sipas dokumenteve zyrtare të gjykatës. Briana Bana Bongolan pretendoi se Diddy e vari atë nga një ballkoni i katit të 17-të ndërsa e kërcënonte se do ta vriste.
Ajo ka përmendur gjithashtu se Diddy e ka rrahur dhe e ka mbajtur ilegalisht në këtë apartament, i cili i përkiste ish-partneres së tij, Cassie Ventura. Stilistja rrëfeu se Diddy ishte agresiv ndaj saj dhe pavarësisht se ish-partnerja u përpoq ta ndalonte, ai vazhdoi. Në fund, siç thotë ajo në padinë e saj, ai e hodhi atë në mobiljet e ballkonit, duke i bërtitur.

Brianna Bana Bongolan gjithashtu raportoi se ajo kishte parë sjelljen abuzive të Diddy ndaj Cassie Ventura shumë herë. Siç pohoi ajo, e kishte parë me të nxira në të gjithë trupin, si dhe me sy të mavijosur, pas një sulmi fizik që kishte marrë nga producenti. Përfaqësuesi ligjor i Diddy adresoi akuzat e mësipërme në një deklaratë për ‘Rolling Stone’, duke mohuar pretendimet e saj. Ai pretendoi se Diddy është i pafajshëm dhe së shpejti do të vërtetohet se të gjitha këto akuza janë fare të pabaza.
P.Diddy po përballet me akuza të rënda pasi prokurorët thonë se ai vazhdon të përpiqet të pengojë hetimin e qeverisë për rastin e tij të trafikimit të qenieve njerëzore, edhe kur ishte në paraburgim. Në procedurat e reja gjyqësore, prokurorët amerikanë pretendojnë se Combs përdori metoda të ndryshme të paligjshme për të penguar procesin gjyqësor dhe për të ndikuar mbi dëshmitarët teksa ai ishte i burgosur në Qendrën Federale të Paraburgimit Metropolitan.