Të flesh 419 metra nën tokë sigurisht që duket si diçka e paparashikueshme por një hotel në Snowdonia të Uellsit është ndërtuar pikërisht në një thellësi të tillë.



Pronari ka shfrytëzuar një minierë të braktisur për ta shndërruar atë në një hotel me 4 “dhoma”, me nga dy krevate dhe një dhomë me krevat dopio. Një natë në këtë hotel kushton deri në 550 paund dhe është i hapur vetëm për një natë në javë.
Për të provuar eksperiencën unike, për të shkuar aty ecet për rreth 45 minuta mes maleve, që ofrojnë edhe një pamje të bukur. Më pas, ata ndalojnë në një vile përpara se të përgatiten për zbritjen nën tokë, në minierën më të madhe të braktisur nën tokë.
Miniera nisi ndërtimin rreth vitit të largët 1810 dhe ka përfunduar në vitin 1939. Gjatë gjithë vitit, temperatura aty është rreth 10 gradë celsius. Ndriçimi sigurohet përmes baterive, madje ka edhe internet, i cili është dërguar deri te hoteli nën tokë përmes një kabulli rreth 1 kilometër të gjatë, i cili është i lidhur në një antenë 4G.