Ajo konsiderohet si një ndër femrat më të forta të industrisë së muzikës e cila ka patur një vit super të suksesshëm në karrierën e saj muzikore.
Por ditën e kaluar Ariana Grande duket sikur ka ulur barrierat duke i treguar fansave të saj se po kalon një periudhë vërtetë të vështirë.
Gjatë koncertit në Saint Louis, në kuadër të turneut të saj “Sweetener”, Ariana ndërpreu performancën pasi shpërtheu në lot.
26-vjeçarja vendosi të tregohej transparente me fansat e pranishëm duke treguar se ky turne e ka lodhur shumë dhe e ka të vështirë të balancojë jetën e saj personale me atë profesionale.