Askush nuk dëshiron ta humbë një gjysmëfinale Botërori. Dhe për më tepër nëse bëhet fjalë për shkak kartonësh. Xhud Bellingam ishte një ndër lojtarët që rrezikonte të humbiste sfidën me Argjentinën. Do të mungonte në gjysmëfinale, nëse do të ndëshkohej ndaj Norvegjisë.
Për fat të mirë nuk mori karton të verdhë. Bellingam ndërkohë u tregua vendimtar për Anglinë, pasi pikërisht dy golat e tij e kualifikuan më tej.
Ishte nëna e Bellingam, që e ndihmoi për të mos shkaktuar një tronditje tek Anglia. Dhe këtë e bëri me këshillat e saj.
“Mamaja ime më ka thënë gjatë gjithë javës të kem kujdes me fjalorin që përdor, me ndërhyrjet, me reagimet në fytyrë dhe me emocionet e mia.
Mendoj se ma përsëriti gjatë gjithë javës që të bëja kujdes me atë karton të verdhë. Sinqerisht, kur luan në mënyrën e duhur, dhe meritat i takojnë arbitrit, ai ishte i shkëlqyer, kur unë arrij të gjej ekuilibrin e duhur dhe ndodhet një arbitër që është i gatshëm të të dëgjojë, gjithçka bëhet shumë më e lehtë.
Në fund, ishte thjesht një ndeshje futbolli shumë e luftuar dhe, për fat, ia dola ta mbyll pa probleme”, u shpreh Bellingam.