Diane Keaton, aktorja e njohur për rolet e saj në The Godfather dhe Annie Hall, ka lënë pas një trashëgimi të veçantë për qenin e saj të dashur, Reggie. E ndjera ka ndarë 5 milionë dollarë nga pasuria e saj prej 100 milionë dollarësh për të siguruar kujdesin e tij pas vdekjes së saj. Ky veprim është në përputhje me angazhimin e Keaton për mirëqenien e kafshëve. Ajo ka qenë një mbështetëse e organizatave të shpëtimit të kafshëve dhe ka shërbyer si anëtare e bordit të Qendrës Helen Woodward Animal Center në Kaliforni.
Në nder të saj, familja ka inkurajuar dhurata për strehëzat e kafshëve dhe bankat ushqimore. Keaton, ndërroi jetë më 11 tetor në moshën 79-vjeçare, si pasojë e pneumonisë, konfirmoi familja e saj për revistën People. Familja shprehu mirënjohje për mesazhet e dashurisë dhe mbështetjes që morën dhe sugjeroi që çdo donacion në kujtim të saj të bëhej për banka ushqimore lokale ose strehë për kafshë, pasi Keaton ishte e apasionuar pas kafshëve dhe e përkushtuar ndaj komunitetit të pastrehë.
Shëndeti i aktores ishte përkeqësuar papritur në muajt e fundit, duke i shqetësuar miqtë dhe familjen, ndërsa ajo e kishte mbajtur të fshehtë gjendjen. Ndryshime të tjera në jetën e saj, si shitja papritmas e “shtëpisë së ëndrrave” në Los Angeles për 29 milionë dollarë, treguan se diçka po ndodhte në jetën personale. Keaton, e njohur për shëtitjet e përditshme me qenin e saj, Reggie, nuk ishte parë në publik për muaj të tërë. Postimi i fundit në Instagram në prill tregonte një Diane të lumtur dhe të shëndetshme.