Kompozitorja fituese e cmimit Grammy Carole Bayer Sager, mikeshë e ngushtë e Diane Keaton, foli për gjendjen e aktores së famshme përpara se ajo të ndërronte jetë në moshën 79 vjeçare. “E pashë dy ose tre javë më parë dhe ishte shumë e dobët. Kishte humbur shumë peshë”, rrëfeu Sager për revistën People. Keaton e kishte kaluar pjesën e mbetur të vitit në Palm Springs pas dëmtimeve që pati shtëpia e saj nga zjarret e janarit në Los Angeles. Ajo e përshkroi Diane si një dritë magjike për të gjithë, si një njeri që rrezonte lumturi dhe optimizëm.
Po kështu, vlerësoi edhe stilin unik të aktores duke përmendur kapelat, xhaketat, pantallonat e gjera dhe rripat që e bënë atë një ikonë të modës. Keaton nuk u martua kurrë, por la pas dy fëmijë të adoptuar, vajzën Dexter, 29 vjeçe dhe djalin Duke, 25 vjeç. Një zëdhënës i familjes konfirmoi se aktorja ndërroi jetë në Kaliforni dhe të afërmit kërkojnë privatësi ndërsa vajtojnë humbjen e saj.
Keaton ishte e njohur jo vetëm për talentin e saj në ekran, por edhe për stilin unik të veshjes, i cili përfshinte kostume, rripa të mëdhenj, syze dhe kapele. Ajo shpesh mbante kapele të gjerë, jo thjesht për stil, por edhe për arsye të shëndetit dhe rehatisë personale. Keaton ka treguar se ndiente pasiguri për trupin e saj dhe veshjet e saj ishin një formë mbrojtjeje që fsheheshin “mëkate, ankth dhe papërsosmëri”.
Një arsye tjetër e rëndësishme ishte mbrojtja nga dielli, pasi Keaton vuajti nga kanceri i lëkurës që në moshën 21-vjeçare. Ajo gjithmonë ka promovuar përdorimin e kremrave me SPF, duke treguar rëndësinë e kujdesit ndaj lëkurës. Përveç problemeve me lëkurën, Keaton ka folur hapur edhe për luftën me buliminë, një çrregullim i të ngrënit që e përjetoi në të njëzetat pasi u kërkua të humbiste peshë për një rol.