Sport

E pazakontë! 28 penallti në Champions, skuadra e sulmuesit shqiptar shkruan historinë dhe kalon më tej! (VIDEO)

Mbrëmja e djeshme vështirë që të harrohet nga Hamrun Spartans, kampionët e Maltës. Kjo pasi bënë mrekullinë përballë Zalgirisit duke e eliminuar në turin e parë të Ligës së Kampioneve.

LEXO EDHE: Pas shpartallimit në Champions, Egnatia mëson sot fatin për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Fillimisht barazuan rezultatin e përgjithshëm, pasi ishin mposhtur në Lituani me rezultatin 2-0. Më pas koha shtesë nuk prodhoi gola të tjerë, ndërsa gjithçka u vendos përmes penalltive.

Plot 28 penallti u goditën në total. Hamrun shënoi dhjetë, ndërsa Zalgiris nëntë. Të tjerat u humbën. Arritje historike për Hamrun ku Redon Mihana ndodhej në stol. Tashmë Hamrun do të luajë për herë të parë në turin e dytë kualifikues të Champions.

LEXO EDHE: Çalhanoglu qëndron te Interi, Asllani do largohet! Gati oferta e parë për mesfushorin shqiptar, 23-vjeçari nuk lëviz nga Serie A!

Sfida e radhës është me gjigantët e Dinamos së Kiev. Sido të shkojë, tashmë maltezët kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.