Sport

Çalhanoglu qëndron te Interi, Asllani do largohet! Gati oferta e parë për mesfushorin shqiptar, 23-vjeçari nuk lëviz nga Serie A!

Ristrukturimi i Interit ka nisur nga mesfusha dhe me qëndrimin e Hakan Çalhanoglu që tashmë duket i sigurt, vëmendja është zhvendosur te emrat që mund të largohen nga skuadra.

Njëri prej tyre është Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar, i cili nuk bën pjesë në planet teknike të trajnerit, pritet të largohet këtë verë, por për momentin e ardhmja e tij mbetet pezull.

Edhe pse interesimi nuk mungon, asnjë ofertë zyrtare nuk ka mbërritur ende në selinë e klubit zikaltër. Por situata mund të ndryshojë shumë shpejt.

LEXO EDHE:  Taremi drejt largimit, hap rrugën për blerjen e radhës të Interit

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Fiorentina është klubi i parë që po përgatitet të bëjë një ofertë konkrete për Asllanin. Klubi nga Firence është i gatshëm të thyejë ngërçin dhe të nisë bisedimet me drejtuesit e Interit, Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio. Kartoni i lojtarit vlerësohet nga Interi mes 18 dhe 20 milionë eurosh.

LEXO EDHE: Te Interi fillojnë të nervozohen prej Asllanit, mesfushori i Kombëtares u ka thënë të gjithëve “jo”

Një lëvizje e tillë nga Fiorentina mund të shkaktojë efekt zinxhir edhe te klubet e tjera të interesuara, si Bologna, e cila po ndjek me kujdes zhvillimet. Ndërkohë, një ofertë e mëparshme nga Real Betis është refuzuar nga vetë lojtari, që duket se preferon të qëndrojë në Serie A.