Botë e Çuditshme

E pazakontë/Kryebashkiaku regjistron katër lopë në shkollë, kjo jo pa një qëllim!

Në fshatin e vogël Moosch, në rajonin Alsace, kryebashkiaku José Schruoffeneger ndërmori një veprim krejt të pazakontë për të tërhequr vëmendje ndaj një problemi serioz; rënies së numrit të nxënësve në shkollën lokale. Për shkak të mungesës së regjistrimeve, autoritetet arsimore planifikonin të mbyllnin shkollën. Si formë proteste simbolike, kryebashkiaku vendosi të regjistrojë 4 lopë në listën e nxënësve të institucionit. Lopët Arlette, Abondance, Amandine, Abeille Amsel u përfshinë zyrtarisht në dokumente, duke e kthyer situatën në një histori që bëri xhiron e mediave. Ky veprim u ndoq dhe nga protesta lokale të banorëve.

Ndërkaq, nga peizazhet e egra të Maremmas në Toskanën e jugut deri në dritat e skenës në Cremona, lopa qumështore Toc-Farm Havenofear Ria sapo është kurorëzuar si lopa më e bukur e Evropës në një nga panairet më prestigjioze të blegtorisë në kontinent. Pas këtij titulli nuk fshihet thjesht një “fytyrë e bukur”, por dekada të tëra pune nga një fermë familjare në Marina di Grosseto.

Përzgjedhja e linjave të gjakut, kujdesi i përditshëm për kafshët dhe përkushtimi i brezave të një familjeje kanë kthyer një cep të qetë të Toskanës në një pikë referimi për blegtorinë europiane. Ky sukses është një tjetër kujtesë se ekselenca italiane nuk gjendet vetëm në modë, art apo gastronomi, por edhe në arat, stallat dhe traditat rurale që shumica e udhëtarëve as nuk i shohin. Një triumf i vogël nga fshati italian, që tregon madhështinë e punës së heshtur. Një sondazh i fundiit ka zbuluar se 7 % e amerikanëve ende mendojnë se qumështi me çokollatë del direkt nga një lopë kafe. Nëse e shumëzoni atë, janë 16.4 milionë njerëz në mbarë vendin që mendojnë se milkshake me çokollatë mund të pihet drejtpërdrejt nga lopa, raporton ‘Food and Wine’.