Këtë të shtunë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas parashikimit, gjatë orëve të mesditës priten vetëm vranësira të pakta kalimtare, pa ndikuar në ecurinë e motit.
Era fryn kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.