Aktualitet

Moti, kushte të qëndrueshme atmosferike dhe kthjellime!

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti vijon kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa gjatë orëve të mesditës ka vranësira të pakta kalimtare.

Era fryn me drejtim kryesor nga veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7  m/s.

Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi parashikohet i forcës 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.