Kylie Jenner ka mahnitur fansat me një fushatë të re për Kylie Cosmetics, ku shfaqet me rroba banje rozë të zbehtë, duke prezantuar tre sprej trupi me aromë të ëmbël.
Miliarderja 28-vjeçare ndau në Instagram pamje nga seti fotografik, duke theksuar linjën e re të produkteve që vijnë në prag të 10-vjetorit të markës së saj.

Burime pranë yllit treguan për “DailyMail” se Kylie është gjithashtu e angazhuar në jetën private, duke udhëtuar fshehurazi për të takuar të dashurin e saj, aktorin Timothée Chalamet, i cili po xhiron filmin “Dune: Part Three” në Budapest.
Jenner, e cila menaxhon edhe markën e modës Khy dhe linjën e pijeve Sprinter, tha për WWD se dëshiron ta çojë Kylie Cosmetics drejt një qasjeje më natyrale dhe të përditshme, duke u përshtatur me publikun që është rritur bashkë me të.
Produktet kozmetike mbeten zbavitësja ime kryesore. Dua të krijoj diçka autentike që lidhet drejtpërdrejt me fansat
-u shpreh ajo, duke nënvizuar se një ditë shpreson që vajza e saj të marrë drejtimin e markës.