Ed Sheeran së fundmi i ka befasuar të gjithë fansat e tij me publikimin e këngës “Visiting Hours”, e para nga album i ri i titulluar “=” (“Equals”), i cili publikohet zyrtarisht më 29 Tetor. Kantautori ka bërë të ditur në Instagram se kënga i kushtohet mikut dhe mentorit të tij të ndjerë, Michael Gudinski.
Pas një pauze të shkurtër nga kënga e fundit, Sheeran njoftoi se do të publikonte një album të ri në tetor që vazhdon tematikisht serinë e albumeve të tij të shënuar me simbole matematikore. Ai tha se albumi u ndikua nga përvojat e tij të fundit të jetës, duke filluar me martesën, lindjen e një fëmije dhe humbjen e një shoku të ngushtë dhe se ai i trajton të gjitha këto tema në këngë. Ed deklaroi:
Mendoj se është puna më e mirë që kam bërë. Është e përshtatshme dhe funksionon shkëlqyeshëm.
Albumi do të ketë 14 këngë, ndërsa 30-vjeçari ka treguar se filloi ta shkruante dhe regjistronte që në qershor të vitit 2017 dhe se ishte një proces shumë i gjatë. Kënga “Visiting Hours” është shumë emocionale dhe i kushtohet mikut të tij të ndjerë, ndërsa Sheeran ka thënë se e shkroi këngën gjatë një periudhe zie. Ai ka shkruar në Instagram lidhur me këtë:
Përfundova duke shkruar këtë këngë pasi po kaloja një trishtim të vërtetë, për herë të parë. Për mua është një nga këngët më të rëndësishme në album.
https://www.instagram.com/p/CSw3bXlHVYC/
Ai gjithashtu falënderoi Kylie Minogue dhe Jimmy Barnes për ndarjen e talentit të tyre në vokalin mbështetës të këngës. Sipas Sheeran, kënga e radhës duhet të publikohet më 10 Shtator.
Rikujtojmë se, këngëtari i njohur Ed Sheeran dhe partnerja e tij Cherry Seaborn u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të kaluar. Ylli i njohur ka treguar se ai dhe gruaja e tij dalin vetëm një herë në javë për shkak se gjatë gjithë kohës përkujdesen për vajzën e tyre, të cilën e kanë quajtur Lyra Antartica dhe është vetëm 11 muajshe.