Qytetarët e Koresë së Veriut nëse dëgjohen duke folur terma dashurie kërcënohen me ndëshkime të rënda nga regjimi i Kim Jong Un. Sipas Aktit të ri për Mbrojtjen e Gjuhës Kulturore të miratuar së fundmi nga regjimi i Kim, dënimet për ata që përdorin idiomat koreano-jugore mund të variojnë nga puna e detyruar në kampet e punës apo edhe dënimi me vdekje.
Gratë koreano-veriore duhet t’i quajnë burrat e tyre ‘shokë’. Që kur Kim Jong Un ndaloi përdorimin e zhargonit të Koresë së Jugut, gratë koreano-veriore nuk guxojnë më të përdorin fjalë si “jagiya”, që do të thotë “ëmbëlsi”, sepse do të thotë se kanë parë filma koreano-jugor. Në vend të kësaj, atyre u kërkohet t’u drejtohen burrave të tyre me fjalën “dongji”, që do të thotë “shok”.
Edhe shprehja “Të dua” është në distopinë Orwelliane të Kim-it, një shenjë se koreano-veriorët po shikojnë filma ose shfaqje televizive nga Koreja e Jugut dhe South China Morning Post raportoi se kufizimet u vendosën për të eliminuar “gjuhën e kalbur të kapitalizmit”. Koreanëve të Veriut u thuhet gjithashtu të shmangin fjalë të tilla si “paesyeon” (“modë”), “heeoseutali” (“frizurë”) dhe “waipeu” (“grua”).