Distancimi social kërkon masa për frenimin e përhapjes së koronavirusit dhe ekspertët theksojnë se situata që po kalon vendi duhet vlerësuar me shumë seriozitet. Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino thotë se “Shpallja e pandemisë nga OBSH-ja nuk na kufizon asnjë masë tjetër të ndërmarrë gjatë gjithë kësaj kohe”. Me 10 raste të reja dhe Fierin që i shtohet listës së zonave të prekura, në vendin tonë deri tani janë konfirmuar 33 të prekur me COVID-19. 8 prej tyre qëndrojnë të shtruar në Spitalin Infektiv dhe janë nga Tirana, Durrësi, Fieri e Rrogozhina. 25 raste u vetëizoluan në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore.