Në Spitalin e Traumës në Tiranë po trajtohet efektivi i Policisë së Shtetit, 36-vjeçari Edison Adri, i plagosur në Maliq, gjatë operacionit për arrestimin e të kërkuarit për drogë, 43-vjeçari Violand Braçellari.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj bëri të ditur se gjendja e të plagosurit është stabël dhe brenda parametrave normalë. Ai theksoi se efektivi ka marrë plagë në pjesën e qafës dhe të kokës.
Po bëhet maksimumi për të marrë rezultatin maksimal. Ka lëndim në pjesën e qafës dhe kokës. Gjithmonë një traumë e këtyre përmasave është kërcënuese. Është herët për të thënë.
Dëmtimet janë jo kërcënuese, pacienti ka qenë stabël me parametra normale. Nuk mund të flasim për kërcënim jete. Shoqërohej nga reanimatori dhe ekipi. Parametrat në normë. Është stabël, sapo u fut në sallë.
Po ashtu, sqaroi gjendjen shëndetësore të autorit Violand Braçellari, i cili gjithashtu u plagos si pasojë e kundërpërgjigjes me zjarr nga policia. Brataj bën me dije se ai është në gjendje të stabilizuar dhe po dërgohet drejt Spitalit të Traumës.
Autori është vlerësuar nga spitali i Korçës, është stabilizuar.