Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. Të gjithë dëgjuesit nëpërmjet telefonatave, SMS apo mesazheve audio në Whatsapp, të shprehin simpatitë, antipatitë, mbështetjen që kanë për personazhet në “Big Brother VIP”.
E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë Efi Dhedhes, një nga ish-banoret më të njohura të “Big Brother VIP”. Mbrëmjen e djeshme ajo ka shpërndarë një mesazh të fortë për ndjekësit e saj në Instagram, duke komentuar mbi deklaratat kontroverse të Jozit, banor i edicionit të katërt të këtij reality show.
Kur shoh për shembull Jozin shoh një mashkull që fatkeqësisht më vjen turp të përfaqësojë meshkujt shqiptar. Kjo është idea që unë flas dhe do doja që çdo njeri kur kemi të bëjmë me të tilla raste të reagojmë dhe të mos tolerojmë këto sjellje. Përsëri nuk e kuptonte atë që po i thohej. Ky është problemi më i madh. Momenti kur ti nuk ndjen as turp, as nuk të zien trupi nga turpi, por vetëm qeshi dhe ajo buzëqeshja e tij thjesht më bezdisi shumë.