Celebrities Gossip Showbiz

Egli puth Gjestin? “U çfarë puthje…”

Përpos debateve dhe zënkave të shumta që shpesh mbushin shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri, banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë gjithashtu momente të bukura dhe romantike që tërheqin vëmendjen e publikut.

Një moment i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur Egli dhe Gjesti ofruan një çast të veçantë për të gjithë ndjekësit.

Ndërsa banorët po përgatiteshin për të nisur ditën, Egli po lante fytyrën kur Gjesti, i drejtuar nga kamera për të bërë foto dhe për të përshëndetur ndjekësit, iu afrua.

Në atë moment, Egli është kthyer papritur dhe e ka puthur Gjestin në faqe, një gjest që e ka lënë atë të shokuar pasi nuk e priste.

Reagimi i Gjestit ka qenë i menjëhershëm: Ai ka brohoritur i lumtur duke thënë:

O t’ja ha synin, u çfarë puthje…

Ky moment i papritur dhe i ndjerë ka emocionuar të gjithë ata që po e ndjekin spektaklin, duke shtuar edhe më shumë atmosferën pozitive në shtëpinë e “Big Brother” si dhe kuriozitetin se çfarë po ndodh në të vërtetë mes dy banorëve.