Gossip Showbiz

Egli Tako reagon ndaj thashethemeve për një romancë të re: “Mos mendoni se jam kaq e cekët…”

Këngëtarja dhe personazhi publik Egli Tako ka reaguar me tone të forta ndaj zërave që po qarkullojnë për një lidhje të re në jetën e saj.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo sqaroi se ky reagim nuk lidhet drejtpërdrejt me të, por me mbrojtjen e privatësisë së njerëzve pranë saj.

Ky reagim nuk është aspak për mua, pasi unë me ju jam mësuar. S’më bëni më asnjë përshtypje, as ju, as niveli që posedoni. Ky reagim është vetëm për shkeljen e të drejtave të personave të dytë e të tretë dhe shpifjes

-shkroi ajo.

Tako tha se ka qëndruar e heshtur për muaj me radhë, pavarësisht komenteve dhe aludimeve të vazhdueshme, duke theksuar se nuk ka ndërmend të humbasë kohë me të tilla pretendime.

Mos mendoni se jam kaq e cekët sa të dal kaq hapur me një partner, edhe nëse do e kisha! STOP! Enough is enough

-përfundoi ajo, duke u bërë thirrje ndjekësve dhe mediave të tregojnë më shumë kujdes dhe respekt për jetën private.