Gossip Showbiz

Gjesti pjesë e së shkuarës, Egli Tako në një romancë të re?

Gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë, Egli Tako është parë duke marrë pjesë në një festë buzë plazhit, ku një moment i shkurtër pranë një prej djemve të pranishëm ka mjaftuar për të ndezur rrjetet sociale.

Pamjet e publikuara nga pjesëmarrës të tjerë tregojnë një afërsi të çastit mes tyre, të cilën disa ndjekës e kanë interpretuar si shenjë të një romance të mundshme.

Ky episod vjen vetëm disa ditë pasi Egli deklaroi publikisht se është beqare.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një lidhje të re apo thjesht një moment të rastësishëm dhe një marrëdhënie shoqërore shumë të mirë, por imazhet kanë hapur debat duke nxitur hamendësime mes fansave në rrjet.