Në një moment të ngarkuar me emocione dhe biseda të sinqerta, Egli Takon dhe Xum Allushi kanë pasur një diskutim të drejtpërdrejtë lidhur me ndjenjat dhe perceptimet që kanë për njëri-tjetrin, duke sqaruar disa keqkuptime që mund të kishin lindur gjatë kohës së kaluar në shtëpinë e “Big Brother”.
Xumi, që ka shprehur disa herë një pëlqim për Eglin, vendosi ta përballet me të dhe t’i bëjë të qarta qëllimet dhe ndjenjat e tij.
Gjatë bisedës, Xumi e pyeti Egli-n nëse do të ishte dakord që ai të vazhdonte përpjekjet për të afruar marrëdhënien mes tyre, pas deklaratave të tij për pëlqimin që kishte ndaj saj. Por Egli, e cila ka qenë gjithmonë e qartë në qëndrimet e saj, i shpjegoi se nuk është përgjegjëse për ndjenjat e të tjerëve, por për atë që ajo vetë thotë dhe bën.
Ajo theksoi se nuk është futur në “Big Brother” për të krijuar një histori dashurie, por për të pasur një eksperiencë interesante dhe për të shprehur vetveten pa presione.
Egli i shpjegoi Xumit se krijimi i një lidhjeje të mundshme mund të ishte një faktor që do të krijonte presion dhe do të kufizonte lirinë e tyre për të shoqëruar dhe bashkëpunuar në një ambient që ka shumë dinamika.
Ajo sugjeroi që idealja do të ishte që të mos zhvillohej një marrëdhënie romantike dhe Xumi të mos përpiqej, gjithashtu e pranoi mundësinë që ata mund të arrijnë një pakt, një marrëveshje që të shmangin situatat e sikletshme dhe të ruajnë një raport të shëndetshëm dhe miqësor mes tyre.
Ky moment ka shpërfaqur një anë tjetër të personazheve të tyre, duke u thelluar në natyrën e marrëdhënieve që mund të zhvillohen në një ambient si “Big Brother”, ku ndjenjat, përpjekjet dhe pritshmëritë shpesh mund të krijojnë tensione.