Sport

Egnatia dhe Dinamo ndajnë pikët në Rrogozhinë / Tirana kënaqet me 1 pikë, Teuta mbetet e pamposhtur në Superiore!

Egnatia dhe Dinamo kanë ndarë pikët në atë që cilësohej si kryendeshja e kësaj jave në Superiore.

Në një sfidë të luftuar mes pretendentëve për titull, nuk kanë munguar rastet për të shënuar, por asnjë nga skuadrat nuk ka qenë e qartë sa duhej para portës.

LEXO EDHE: Vllaznia fiton 0-1 kundër Bylisit falë një autogoli! Tension dhe përplasje në Ballsh!

Kështu në fund të sfidës, të dy ekipet e mbyllën në barazimin 0-0, por edhe me nga 10 lojtarë për shkak të kartonëve të kuq të Loran e Xhemajlit në minutat e fundit të duelit.

LEXO EDHE: Vllaznia – Bylis 0-1, Martini: Fati zakonisht i ndihmon më të mirët/ Josa: Nuk kishte asnjë lloj faulli te goli i anuluar!

Edhe Tirana e Teuta kanë ndarë nga 1 pikë në stadiumin “Air Albania”. Sfida e javës së shtatë të Superiores u mbyll me barazim 0-0.

Bardheblutë kishin entuziazmin e fitores ndaj Partizanit në derbi, megjithatë nuk bënë për të merituar më shumë sot. Teuta në anën tjetër qan rastet e humbura dhe formën e ish-portierit të saj, Tafas.
Teuta mban vendin e katërt aktualisht me 11 pikë, po aq sa Dinamo. Në anën tjetër Tirana numëron 6 pikë duke u renditur në vendin e tetë.

Vllaznia mori sot 3 pikë në Ballsh ndaj Bylisit, duke fituar 0-1 dhe duke u ngjitur në kuotën e 16 pikëve, e vetme në krye të renditjes. Nesër, në orën 17:00 luhen Flamurtari – Partizani dhe Elbasani – Vora.