Sport

Vllaznia fiton 0-1 kundër Bylisit falë një autogoli! Tension dhe përplasje në Ballsh!

Vllaznia ia doli të sigurojë fitoren e tretë radhazi në Superligë, kjo mes tensionit në Ballsh. Në stadiumin ‘Adush Muça’, shkodranët fituan 0-1 kundër vendasve të Bylisit. Duhej autogoli i Peraltas në minutën e 83-të që miqtë të merrnin kreun e renditjes.

LEXO EDHE: Revolta ndaj LaLigas për ndeshjen në SHBA, futbollistët në Spanjë nisin këtë javë protestën e veçantë!

Ndeshja u karakterizua nga ndërhyrja e VAR, me arbitrin që si fillim anuloi një gol të Vllaznisë dhe më pas një penallti të Bylisit. Duhej minuta e 83-të kur Peralta pa dashje do e dërgonte sferën në rrjetën e tij.

Minuta e gjashtë shtesë ishte dramatike, me Abdullain që barazoi shifrat për 1-1. Festa në stadium ‘u ngri’ nga VAR, pasi kryesori Daniel Vrapi u thirr në apel dhe pas rishikimit të aksionit fërshëlleu për një faull në favor të Vllaznisë.

LEXO EDHE: Carlo Ancelotti nuk fshihet, italiani kërkon Kupën e Botës me Brazilin: Ndodhem te skuadra më fituese në histori

Në fund goli u anulua dhe Vllaznia siguroi tri pikë me vlerë në një fushë shumë të vështirë. Me 16 pikë Vllaznia mban kreun e Superligës, tre më shumë se Egnatia që luan sot në 17:00 në shtëpi kundër Dinamos. Po në orën 17:00 luhet edhe Tirana -Teuta. Nesër, po në orën 17:00 luhen Flamurtari – Partizani dhe Elbasani – Vora.