Egnatia ka triumfuar kundër Bylisit me shifrat 3-1 në transfertë. Kjo ishte ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Sfida u zhbllokua që në minutën e 23-të me Ujkën dhe shifrat u dyfishuan në të 34-ën me Uotlai. Kështu u mbyll pjesa e parë në “Adush Muçaj”.
Pjesa e dytë nisi me shumë ndryshime te skuadrat dhe goli i tretë për Egnatian u realizua nga Redi Kasa. Në të 68-ën Ruçi rihapi sfidën dhe provuan të barazonin shifrat, por ballshiotët nuk arritën të përfitojnë nga mundësitë e dhëna. Kështu skuadra e Tetovës do të jetë më e qetë në ndeshjen e dytë çerekfinale që luhet më 26 shkurt.
Serxho Ujka i hapi rrugë fitores së Egnatias në transfertën e Bylisit. Pas ndeshjes Ujka deklaroi:
“Është rol i ri, këtë ndeshje më ra ta bëj, por është rol futbolli. Çdo futbollist di ta bëjë në sulm, për mua është ok dhe shënova golin. Nuk ka asnjë problem. Çfarë kërkon trajneri mund ta bëj.
Na munguan 3 sulmuesa sot për virozë, po të ishin ato nuk do e bëja, por besoj ia shpërbleva trajnerit.
Statistikat janë një numër, e mira është të fitojë ekipi, të shkojmë te objektivat, po fitoi ekipi do i bëjmë statistikat, por do flasim në fund të kampionatit”, u shpreh Ujka.
LEXO EDHE: Laçi me 10 lojtarë lë në hije Partizanin, përfundon dueli i parë në çerekfinalen e Kupës
Pas ndeshjes trajneri i Bylisit, Nevil Dede deklaroi:
“Të jem i sinqertë, interpretimi i ndeshjes ishte i mirë, por falim 3 gola. Teorikisht dihet që Egnatia në letër është më e fortë se ne. E kishin zgjidhur ndeshjen sot me 9 fals. Shpërdoruam raste në fillim.
Më kanë mërzitur gabimet shumë evidente, por dhe menaxhimi i ndeshjes. Duhet të mendojmë dhe për çfarë duhet të punoj unë. Për çdo top që goditet harxhohet deri në 1 minutë. Nuk mund të vendosin arbitrat. Jam shumë i mërzitur se si sillen arbitrat.
Është me sy të lirë, sa herë goditet topi harxhohet shumë kohë.
Jam i kënaqur si interpretuam, sidomos në ndërtimin e lojës. Egnatia është ekipi kampion në letër dhe prap pretendon. Në dy ndeshje shoh të njëjtën logjikë, nuk ka nevojë Egnatia për ta ndihmuar arbitrat, fiton vetë ndeshjen ose ia falim ne. Me të tilla arbitrime nuk ka ritëm.
Ne kemi dhe 1 ndeshje kampionati. Duhet dhe të bënim rotacion. Disa kanë marrë ngarkesë shumë të madhe dhe gjendja nuk ka qenë shumë e mirë, virozat të shpeshta. Për herë të parë sot nuk kam pasur ankesë.
Nuk po ankohem për faull dhe penallti, por mënyrën dhe tendenca është e qartë. Jam kërkuar që në minutën e 20-të. Rasti flagrant ishte mbyllja e ndeshjes, llogarit sa topa dhe goditje dënimi kishte.
Da Silva nuk ka nevojë t’i bëj unë reklamë, ka cilësi dhe kualitet. Shpresoj këto të na ndihmojnë, ai vetes dhe ne atë. Nuk e kishim me patjetër te fitonim Kupën, ndërtuam mirë por gabimet janë evidente. Tani duhet të mendojmë për Vllazninë”, u shpreh Dede