Big Brother Radio Celebrities Showbiz

Ekskluzive/ Nga lufta me ankthin dhe depresionin, deri te humbja e babait, Tiri Gjoci tregon linjën e jetës në “Big Brother Radio”!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent. Të ftuar sot në “Big Brother Radio” ishin ish-banorët e “BBV4” Tiri dhe Krisa. Tiri tregoi linjën e jetës në “TAR” ku përcolli emocionet shumë të forta!

Kam lindur në Kavajë. Jam rritur aty. Kam vazhduar liceun artistik në Durrës dhe vitin e fundit e mbylla në Tiranë. Tentova të futesha në akademinë e arteve, por nuk u futa sepse mendova të kthehesha në Kavajë. Ka qenë një periudhë e vështirë se u ktheva për të ndjekur ëndrrën me bandën, për dy muaj banda u shkri. Ka qenë periudhë e vështirë. U njoha me ankthin e depresinin 19 vjeç.

Ka qenë një nga dy periudhat më të errëta të jetës time, kaloi nuk zgjati as një vit. Ia dola të largohesha nga ajo situatë. Vazhdova në universitetin e arteve. Vitin e dytë më mbushet mendja të shkoj në “The Voice of Albania”. Ka qenë moment i pashpjegueshëm, nuk doja por vëllai e miqtë e mi këmbëngulnin. 2016 fitova, 2017 babi u diagnostikua me tumor në mëlçi.

2013 ndodhi bashkëpunimi me Dr Florin nuk isha gati në atë periudhë, më dha goxha dorë. Pas “The Voice of Albania” pata goxha mundësira që nuk i shfrytëzova për shkak të mungesës së eksperiencës. U bëra burrë 23 vjeç kur babi ndërroi jetë.