Celebrities Live From Tirana

Ekskluzivisht për TAR/ Gerta Gixhari zbulon nëse do të futej në edicionin e tretë të “Big Brother Vip” dhe jo vetëm!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja e njohur dhe njëkohësisht motra e Olta Gixharit, Gerta Gixhari. Si e ka pritur Gerta vendimin e Oltës për të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri? Për këto e shumë të tjera zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Ndërkaq, si po e mirëpret tanimë publiku Oltën pas daljes nga “BBV”?

Kishte filluar kohët e fundit që ta shikonin me sy tjetër dhe ta mirëkuptonin. Tani që doli janë shtuar komentet pozitive. Olta ende nuk është angazhuar në rrjetet sociale sepse në të kundërt do të bënte ndonjë reagim. Është ende në Shqipëri. Ka nevojë të shkëputet totalisht nga rrjetet sociale, nga njerëzit dhe nga e gjithë kjo zhurma e madhe.

Nëse do të jepej mundësia të futeshe në edicionin e tretë të “BBV” do ta konsideroje?

Duke pasur parasysh të gjithë gjurulldinë dhe çfarë kam hequr unë që jam përballur me fortunën nuk e besoj sepse Shqipëria është një vend maskilist dhe është shumë e vështirë të dalë në sipërfaqe një grua. Unë nuk jam natyrë që kam frikë. Kam pasur kërkesë për t’u futur në edicionin e parë të “BBV” dhe intuita më thonte të hyja, kisha dëshirë, më pëlqen si sfidë “BBV” dhe nuk i trembem. Aty brenda pastaj është tjetër gjë. Nuk hyra prej faktorëve të jashtëm, ndikuan edhe të shtëpisë. Tek ky edicion i dytë kam pasur sërish kërkesë por nuk mund të futesha me Oltën. Ne të dyja jemi shumë protagoniste dhe njëra nga ne do humbiste gjithësesi.

Cilin sheh fitues të “BBV” Gerta Gixhari?

Mund të jetë Kristi.