I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë instruktori i palestrës Remil Peqini. Ai ka folur më shumë mbi dashurinë dhe marrëdhëniet romantike sot…
Të ka ndodhur të kesh eksperienca me gra të martuara?
Me gra të martuara, jo, nuk kam pasur ndonjëherë. As nuk e mendoj.
Por flirtime mund të ketë pasur, çfarë mendon ti në ato momente?
Flirtime ka pafund. Unë mendoj që raporti i asaj me partnerin që ka, nuk është i mjaftueshëm dhe ajo mundohet që disa anë që nuk ia plotëson partneri, t’i plotësojë me dikë tjetër. Pavarësisht se çfarë moshe ka ai. Vitet e fundit ka goxha, fatkeqësisht.