Lifestyle

Ekspertët shpjegojnë gjuhën e fshehtë të qenve? Çfarë nënkuptojnë disa sjellje të tyre?

Shumë pronarë besojnë se qentë e tyre i kuptojnë më mirë se kushdo, duke ndjerë emocionet dhe gjendjen shpirtërore të njeriut. Por, a e kuptojnë vetë pronarët sjelljen e mikut të tyre me katër putra?

Ekspertët e sjelljes së kafshëve shpjegojnë disa prej veprimeve më të zakonshme, të cilat shpesh keqinterpretohen:

Kontakti me sy

Një shikim i thellë nga qeni është shenjë dashurie dhe lidhjeje emocionale, jo rastësi.

Gërhitja e ulët

Nuk tregon gjithmonë agresivitet; shpesh është shenjë frike apo pasigurie.

Përqafimet

Jo të gjithë qentë ndihen rehat kur mbahen në krahë; disa i shijojnë, ndërsa të tjerët ndihen të kufizuar.

Të ndjekurit në banjë

Si kafshë që jetojnë në grup, qentë ndihen më të sigurt pranë pronarit, edhe në momente intime.

Çokollata

Theobromina që përmban çokollata është toksike dhe mund të jetë fatale për ta.

Kujtesa

Qentë kujtojnë përmes përvojave të ngjashme, jo duke menduar për të kaluarën si njerëzit.

Fjalët

Studimet tregojnë se qentë mund të njohin mbi 160 fjalë, madje disa deri në 250.

Ulja mbi këmbët e pronarit

Një mënyrë për të treguar afërsi dhe për t’u ndjerë të mbrojtur.

Kafshimi

Shkaktohet nga frika, dhimbja ose ndjesia e kërcënimit dhe shpesh paraprihet nga paralajmërime si gërhitje apo tërheqje.

Sipas ekspertëve, njohja e këtyre sinjaleve ndihmon në forcimin e lidhjes mes njeriut dhe qenit. Edhe pse nuk flasin, qentë komunikojnë vazhdimisht – mjafton që pronarët të dinë si t’i “dëgjojnë”.