Aktualitet Lajmet e fundit

Eksploziv një makine në Krujë!

Një shpërthim me eksploziv u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në një automjet në lagjen “Vrana Konti” në qytetin e Krujës. Policia njofton se makina është në pronësi të shtetasit me iniciale E.K, 25 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi E.K., 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.