Aktualitet

Eksploziv pranë derës së një biznesi në Kuçovë!

Gjatë orëve të natës, në lagjen Postobllok të qytetit të Kuçovës, u raportua një shpërthim i dyshuar pranë derës së një biznesi, në pronësi të shtetasit me iniciale G.S. Sipas të dhënave paraprake ka dyshime se lënda plasëse ishte në sasi të vogël. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje shkuan forcat e rendit dhe grupi hetimor, i cili po vijon punën për identifikimin e kapjen autorëve të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kuçovë/Informacion paraprak

Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G.S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.