Një 28 vjeçar shqiptar u ekstradua nga Ravenna drejt Tiranës pasi kishte lidhje me terrorizmin. Ai ishte kthyer nga Siria ku kishte luftuar përkrah ISIS. Nuk bëhet i ditur identiteti i të riut shqiptar të infiltruar te Shteti Islamik, por mediat italiane thonë se ai kishte planifikuar të merrte nënshtetësinë italiane, falë fëmijës që priste nga bashkëshortja e tij shtatzënë e cila ishte me dokumente të rregullta.