Ekstremistët gjermanë janë pro ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Reagimet vijnë pas telefonatës mes Donald Trump dhe Angela Merkel e cila e bëri të qartë se “Berlini i mbështet bisedimet, që çojnë deri te qëllimi”, po foli për rrezikun e efektit domino. Ndërkaq partia e ekstremit të djathtë, “Alternativa për Gjermaninë” tha se bota ka mbi 20 vite që pret zgjidhjen e problemit të Kosovës, ndaj duhet anuar sipas tij drejt një zgjidhjeje, të cilën e gjejnë Beogradi dhe Prishtina, pavarësisht nëse ajo nënkupton edhe ndryshimin e kufijve.