Aktualitet

Ekzekutimi me pushkë në Has/ Del fotoja e viktimës brenda automjetit ku u gjet i vrarë

Ylber Jaku është autori i vrasjes së Ryshyt Sallahu këtë pasdite në fshatin Pla në Has.

Ai është arrestuar pak minuta më parë, pas ngjarjes së rëndë.

Gazetari Eraldo Harlicaj ka siguruar edhe foton e automjetit ku viktima u gjet i vrarë.

LEXO EDHE: Arrestimi i kandidatit të Lapajt pasi u kap me kokainë, ironizon Taulant Balla: Mos ta kanë organizuar nga brenda, apo ky Agroni ka gisht

Një ditë më parë ka ndodhur një sherr mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku, ku anëtarët e familjeve janë zënë me shkopinj, ndërsa sot viktima 34 vjeç është gjetur i vrarë me pushkë.

“Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie

LEXO EDHE: Humbi kontrollin e automjetit pranë kishës së Laçit, 45-vjeçarja aksidenton këmbësoren dhe shitësen ambulante 18-vjeçare

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.