Aktualitet

Elbasan, digjet makina tip “BMV” në mes të natës

Një automjet u dogj sot në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ndodhi në orën 4:20 të mëngjesit, në lagjen “Qemal Stafa”, ku makina tip “BMV”, në pronësi të shtetasit Lavdimir Çabja, 40-vjeç, mori flakë papritur, duke djegur pjesërisht motorrin. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm.