Aktorja e njohur e “Marvel”, Elizabeth Olsen, është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi një dalje e fundit në Los Angeles me bashkëshortin e saj, Robbie Arnett, ka nxitur spekulime për një shtatzëni të mundshme.
Në fotot e publikuara, 37-vjeçarja shihet me një veshje të lirshme dhe komode, gjë që ka bërë që fansat të aludojnë për një “baby bump”.
Megjithatë, pamjet nga kënde të ndryshme kanë krijuar konfuzion, pasi në disa prej tyre nuk vërehet asnjë ndryshim, ndërsa në të tjera dyshimet shtohen. Deri tani, çifti nuk ka bërë asnjë reagim publik.
Elizabeth Olsen dhe Robbie Arnett janë të njohur për jetën e tyre shumë private. Ata janë bashkë që nga viti 2017, u fejuan në 2019 dhe u martuan në mënyrë diskrete në 2020, duke e konfirmuar më vonë lidhjen e tyre. Nëse lajmet rezultojnë të vërteta, ky do të ishte fëmija i tyre i parë.
Ndërkohë, aktorja vijon angazhimet në Hollywood dhe pritet të shfaqet në filmin thriller Panic Carefully, përkrah emrave si Julia Roberts dhe Eddie Redmayne.