Celebrities Gossip Showbiz

“Binjakja” e Erling Haaland? Motra e futbollistit po çmend rrjetin me ngjashmërinë e pabesueshme!

Teksa Erling Haaland po udhëheq Norvegjinë në Kupën e Botës 2026, një tjetër anëtare e familjes së tij ka rrëmbyer vëmendjen e publikut.

Bëhet fjalë për motrën e tij më të vogël, Gabrielle Haaland, e cila është bërë virale në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie familjare pas ndeshjes së Norvegjisë.

Pamja u përhap me shpejtësi në internet, ndërsa mijëra fansa mbetën të habitur nga ngjashmëria e jashtëzakonshme mes saj dhe sulmuesit të Manchester City-t.

Nuk duken si motër e vëlla, por si binjakë

-ishte një nga komentet që u përsërit më shpesh në rrjetet sociale.

Ndërsa shumë përdorues e quajtën Gabriellen “versioni femëror i Haaland”.

Interesi për familjen e yllit norvegjez është rritur ndjeshëm ditët e fundit, edhe pse anëtarët e saj kanë zgjedhur prej vitesh të qëndrojnë larg vëmendjes mediatike.

Ndryshe nga Erling, Gabrielle ka ndërtuar një jetë larg botës së futbollit dhe famës. Ajo punon në sektorin e shëndetësisë dhe rrallë shfaqet në publik apo në rrjetet sociale.

Megjithatë, sa herë që vëllai i saj luan ndeshje të rëndësishme, Gabrielle është shpesh në tribunë për ta mbështetur, duke treguar lidhjen e ngushtë që kanë si familje.

Talenti sportiv në familjen Haaland nuk është aspak rastësi.

Nëna e tyre, Gry Marita Braut, ka qenë një nga atletet më të njohura të Norvegjisë në vitet 1990, duke u shpallur kampione kombëtare në disiplinën e shtatgarëshit.

Ndërsa Erling Haaland vazhdon të shkruajë historinë në fushën e futbollit, motra e tij Gabrielle ka fituar papritur vëmendjen e publikut, jo për famën apo sportin, por për ngjashmërinë e habitshme që ka me një nga futbollistët më të njohur në botë.