Showbiz

Elon Musk bëhet baba për herë të gjashtë

Miliarderi i Tesla dhe SpaceX Elon Musk dhe partnerja e tij, këngëtarja britanike Grimes kanë pritur ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë që është djalë

Për 48-vjeçarin ky mund të jetë fëmija i parë me artisten por ai ka edhe 5-së fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëparëshme.

Edhe pse e konfirmoi vetë lajmin e bukur, Elon Musk nuk ndau detaje të tjera rreth foshnjës përveç faktit se bebi dhe nëna e tij gëzojnë shëndet të plotë.

Megjithatë në rrjet po aludohet se sipërmarrësi e ka pagëzuar djalin e tij me një emër të çuditshëm që ka deshifrime të ndryshme.