Miliarderi kontrovers, Elon Musk, edhe një herë ka vënë në shënjestër Wikipedian, për shkak të redaktorëve “me prirje të majtë”. Elon Musk njoftoi në platformën X se përdoruesit duhet të ndalojnë së dhuruari për Wikipedian, duke theksuar se “një fushatë e koordinuar e udhëhequr nga rreth 40 redaktorë të Wikipedia ka çuar në delegjitimimin e Izraelit”.
Sipas mendimit të tij, donacionet për Wikipedian duhet të ndërpriten sepse platforma e ka lejuar veten të keqpërdoret dhe të kontrollohet nga aktivistë “të majtë”. Kjo nuk është hera e parë që Musk ka sulmuar Wikipedia për abuzime të supozuara dhe në tetor 2023 ai propozoi një ofertë “të pahijshme” për platformën. Musk më pas njoftoi në Twitter se do t’i jepte Wikipedias një miliard dollarë, por vetëm me një kusht, nëse ajo ndryshonte emrin e saj në Dickipedia. Ai shtoi se oferta ende qëndron.
Sipas të dhënave nga platforma e marketingut digjital Semrush, në nëntor 2024 Wikipedia ishte faqja e katërt më e vizituar në botë, me trafik mujor prej rreth 6.7 miliardë vizitash. Popullariteti i Wikipedia-s, i kombinuar me faktin që ofron informacione për figura dhe ngjarje të njohura politike, e bëjnë atë shumë me ndikim.
Inteligjenca artificiale mund të bëhet më e zgjuar se çdo njeri i vetëm deri në fund të vitit të ardhshëm, sipas miliarderit të teknologjisë Elon Musk. CEO i Tesla dhe SpaceX bëri parashikimin menjëherë pasi kompania e tij e Inteligjencës Artificiale, xAI, lançoi zyrtarisht modelin e saj të parë të gjenerimit të imazheve, Aurora, në fillim të këtij muaji. Aurora, një version i përditësuar i modelit të parë të gjenerimit të imazheve që xAI prezantoi në tetor, i lejon përdoruesit të krijojnë pamje vizuale fotorealiste.