Tech Top Tech - News

Elon Musk hodhi edhe një ‘bombë’ tjetër: Tesla do të nisë në muajin Prill prodhimin e…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Elon Musk hodhi edhe një bombë tjetër: Tesla do të nisë prodhimin e Cybercab në prill. Po flasim për një makinë që nuk ka as timon, as pedale, as pasqyra. Me pak fjalë, një taksi që s’ia shan dot shoferin – sepse nuk ka një.

Gjatë mbledhjes me aksionerët, ku sapo iu miratua një paketë shpërblimi që mund të arrijë deri në 1 trilion dollarë (po, me “t”), Musk tha se Cybercab do të jetë “automjeti i parë ndërtuar posaçërisht për drejtim të plotë autonom, pa mbikëqyrje njerëzore”. Ai premtoi se prodhimi do të nisë në fabrikën e Teslës në Austin, Teksas, dhe se ritmi i montimit do të jetë i çmendur – një makinë çdo dhjetë sekonda. Nëse i del plani, mund të shohim 2 deri në 3 milionë Cybercab në vit.

Por ka një detaj të vogël: Tesla ende nuk ka provuar se makinat e saj mund të drejtohen vetë, në shkallë të gjerë, pa një person që mbikëqyr. Dhe më keq, deklaratat e Musk bien ndesh me ato të kryetares së bordit, Robyn Denholm, e cila tha se Cybercab do të ketë timon e pedale si plan B.

Dhe pastaj janë rregullat – ato që s’të lejojnë të nxjerrësh një makinë pa kontrolle standarde në rrugë. Por Musk, si gjithmonë, është i bindur se do ia dalë.

SIpas fjalëve te tij: “Kur të bëhet normale nëpër qytete, askush s’do ketë më arsye të thotë jo.”