Reperi legjendar dhe fituesi i 15 çmimeve “Grammy”, Eminem, do të zgjerojë familjen e tij, pasi vajza e tij e adoptuar, Alaina Marie Scott, ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin, Matt Moeller.
Lajmi u bë publik përmes një postimi të ëmbël në Instagram të dielën, më 12 tetor, ku Alaina ndau emocionin e madh me ndjekësit e saj.
Foshnja e ardhshme do të jetë nipi i dytë i reperit, pas lindjes së djalit të vajzës së tij biologjike, Hailie Jade, dhe bashkëshortit të saj, Evan McClintock, në mars të këtij viti.
Sipas revistës “People”, Alaina është mbesa e ish-bashkëshortes së Eminem, Kim Scott. Reperi e adoptoi atë në fillim të viteve 2000, në një periudhë të vështirë për familjen, ndërsa nëna e saj biologjike, Dawn Scott, luftonte me varësinë nga droga. Dawn ndërroi jetë në vitin 2016 nga një mbidozë e dyshuar.
Në videon e postuar në rrjetet sociale, Alaina surprizoi bashkëshortin e saj duke i lidhur sytë dhe më pas duke zbuluar tullumbace të arta me mbishkrimin “Baby M”, një palë atlete për foshnja, testin pozitiv të shtatzënisë dhe një bluzë me mbishkrimin “Baby Moeller vjen në vitin 2026”.
Ka diçka magjike në faktin që një jetë e vogël po rritet brenda teje, ndërsa ti lutësh dhe ëndërron për të ardhmen e saj
– shkroi Alaina në mbishkrimin e videos.
Ky lajm i gëzueshëm vjen vetëm pak muaj pasi Eminem përjetoi emocionet e para të gjyshit me lindjen e djalit të Hailie-t, duke e bërë vitin 2025 një periudhë të mbushur me gëzim për familjen Mathers.