Film & Tv Music

Emisionet tuaja të preferuara në TAR rikthehen me sezonin e ri!

Top Albania Radio ka mbledhur gjithë energjitë për t’u rikthyer me një sezon të ri plot risi dhe surpriza. Nga 8 shtatori, emisionet tuaja të preferuara vijnë në valët e radios më të dashur për dëgjuesit…

Wake Me Up

Nëse dita juaj nis herët, Top Albania Radio e nis bashkë me ju. Muzika më mirë e të gjitha rrymave dhe kohërave, për t’u zgjuar me ritëm në pikë të mëngjesit gërshetuar me informacionet e pritshme të ditës nga redaksia e informacionit në Top Albania Radio. Plus, Almanaku, Horoskopi, Bursa. E vetmja gjë që duhet të bëni vetë është kafja. Zgjim të ëmbël.

Wake Up

Mëngjesi në Top Albania Radio fillon me ‘Wake Up’. Programi i njëkohshëm radio-televiziv i Top Channel e Top Albania Radio, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Programi nis analizat mbi lajmet e pritshme gjatë ditës, këmbimin valutor e parashikimin e motit. “Wake Up” vjen e thellohet me bisedat e mëngjesit me të ftuarit në studio. Bisedat janë përqëndrimi i mendimit e analizës apo i informacionit mbi gjithçka duke nisur nga politika, jeta e përditshme urbane e deri tek arti, spektakli dhe personazhet më interesante në vend. Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. Gjatë tre orëve të transmetimit, veç informacionit tipik mëngjezor që tërheq vëmendjen e dëgjuesve dhe shikuesve, muzika e programit mbetet një nga armët e forta që prek te gjitha gjeneratat e audiencës dhe dëshiron që të jetë kolona zanore e çdokujt, që në nisje të ditës.

Live From Tirana

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

Një Këngë Për Ty

Votuar programi më i dëgjuar në Radio, #1Këngëxty vjen më përfshirës se kurrë! Programi më i vjetër i Top Albania Radio është akoma sot programi më i dëgjuar në radiot shqiptare edhe pse të dëgjosh një këngë në radio nuk është më e vetmja mënyrë për të dëgjuar muzikën që do në ditët e sotme. Në Një këngë për ty rikthehen telefonatat direkte me dëgjuesit të cilët do të tregojnë copëza të ditës së tyre veç kërkesës muzikore. Gjithaq publiku mund të komunikojë përmes WhatsApp Voice Messages, SMS, Social Media etj. Lojërat dhe Quizzet e bëjnë trafikun më pak të padurueshëm, prandaj bëhuni dhe ju pjesë e programit!

Lancio

Lancio është një tjetër emision që ka nisur të transmetohet që në fillimet e Top Albania Radio. Qëllimi i këtij show radiofonik është promovimi i muzikës ndërkombëtare dhe asaj shqiptare. Njëkohësisht në thelb të këtij emisioni qëndron edhe pasurimi artistiko-kulturor i dëgjuesve. Informacionet mbi karrierën apo zhvillimet e aktiviteteve ndërkombëtare të artistëve janë të pamunguara. Lancio është rrjeta e informacioneve të fundit të muzikës më të mirë të momentit.

Vitality Vibes

Ky është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Ky emision ka si synim informimin e publikut mbi të rejat në fushën e mjekësisë, kërkimet, teknologjitë e reja dhe gjithçka tjetër. Çdo javë emisioni trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. Më pas ky rrëfim i tregohet ekipit të mjekëve i cili shikon nëse mund të nxjerrin një diagnozë paraprake pa vizituar pacientin ose mund t’i japin një këshillë në mënyrë direkte, medikamente, ushtrime, këshilla, etj.

Best shows of the week

Top Albania Radio sjell intervistat më të mira të javës edhe në ritransmetim radiofonik të Dielave prej orës 11-13. TAR është e pranishme me programet e saj të folura dhe muzikore në të gjitha platformat e Podcasteve në botë si edhe në YOUTUBE për ti dëgjuar çdo gjë që ndodh në kohën edhe vendin që zgjidhni ju. Një tjetër opsion për ju që keni humbur programin ose personazhin tuaj të preferuar në transetimin e tij gjatë javës – momentet më pikante janë të mbledhura në këtë fashë-orari. Emisionet tuaja të preferuara vijnë në një përmbledhje të momenteve më pikante back-to-back shoqëruar nga muzika më energjike për t’ju dhënë ritmin e duhur edhe të dielave tuaja.