Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio moderatorja Erjola Doçi. Duke qenë se ka qenë kolege me gazetarin dhe njëkohësisht ish-banorin e edicionit të dytë të “BBV”, Ronaldo Sharka, si e ka pritur Erjola rihyrjen e tij në “BBV” dhe a do të bëhej bukuroshja pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri? Zbuloni duke klikuar në këtë link.
Ndërkaq, cilët banorë sheh në finalen e edicionit të dytë të “BBV” Erjola?
Bledi, Luizi, Kristi dhe Dea. Luizi, Kristi dhe Dea kanë hyrë që nga dita e parë dhe kanë ato pozicionet e tyre statike që nuk lëkunden nga asnjë banor i ri. Edhe Efi është lojtare shumë e mirë por në finale mendoj se shkon Bledi. Mendoj se aty brenda do të kisha armiqësi me Bledin sepse nuk përshtatemi në mendime. Ndërkaq, një arsye që nuk do të futesha në “BBV” është se do zihesha me banorët për punët e shtëpisë, acarohem kur i shoh ashtu të rrëmujshëm.
Si e sheh Erjola romancën Kiara-Luiz?
Unë gjithmonë i kam parë real, sidomos Kiarën. Një femër që niset për lojë nuk të studion, ta zgjasi muhabetin apo të të masi temperamentin siç bënte Kiara me Luizin. Nëse do ta kishte për lojë do ta kishte puthur me kohë. Mendoj që janë çifti më real që ka pasur “BBV” përpos Bjordit dhe Adelajdës. Luizi e ka pasur si strategji të lidhej me një femër aty brenda por kur e ka parë Kiarën është afeksionuar shumë. Luizi është shprehur që e do të ëmbël dhe të buzëqeshur partneren e tij, njësoj si Kiara.