Gossip Live From Tirana

Erjola Doçi nuk kursehet ndaj Keijsit: “Ina, karta e fundit e tij për të qëndruar në lojë…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Erjola Doçi, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”…

Si e komenton trekëndëshin në shtëpi mes Inës-Keijsit-Stelinës?

Nuk i besoj. Jam shumë e lumtur që më bëhet kjo pyetje, sepse unë e kam ndjekur dhe “Përputhen” dhe e di shumë mirë rrugëtimin e tyre. Revolta ime dhe e publikut është shumë e madhe, sepse ky djali Keijsi ka qenë në njohje me të dashurën e tij Stelinën, zihej me të për një fjalë goje, nuk e lejonte t’i kthente fjalën në përballje të ndryshme ne studio. Çfarë vura re unë në netët e vona duke parë në faqen e “Big Brother VIP”, shoh që me Inën ai ka komplet të kundërtën e kësaj. Nëse me Stelinën kur e ka patur të dashur, nuk e lejonte që t’i kthente fjalën, Ina mund t’i kthejë fjalën, ndonjëherë i kundërpërgjigjet keq dhe ky i kap dorën. Unë vë re që ky ndryshimi i madh në sjellje, vjen pas surprizës së madhe që Keijsi i bëri Stelinës, pa që me këtë vajzën i mbylli rrugët dhe karta e fundit e tij për të qëndruar aktiv në lojë, është Ina. Unë nuk mendoj që ata do puthen. Përshëndesim dhe i themi mirëmëngjes vetëm Inës dhe Keijsit që sipas tyre me shokun duhet të flemë, me shokun duhet të puthemi… Përtej shakave, unë mendoj që puthja mes tyre nuk vjen para ‘prime-it’.